
Në “Dance Albania” në Tv Klan ka pasur një debat mes Ilir Shaqirit dhe Igli Zarkës. Pas performancës së aktorit, Zarka, kryetari i jurisë së spektaklit Ilir Shaqiri i ka thënë se problemi i aktorit është se nuk di të vihet në lojë teksa i ka thënë se askush nuk e ka shtyrë të vijë këtu me detyrim.
Pas deklaratës së Ilir Shaqirit, Igli Zarka i është kthyer duke i thënë se ai nuk është mësuar që të luajë me veten.
Ilir Shaqiri: Do të përqendrohesha më shumë se ajo që ti thua është se ti nuk di të vihesh në lojë, nuk di të luash. Besoj asnjeri nuk të ka shtyrë të vish këtu me detyrim.
Igli Zarka: Ilir nuk të dëgjoj. Ilir Shaqiri: Ky është problem im. Igli Zarka: Nuk dëgjohet nga bosket, nuk është problemi im.
Alketa Vejsiu: Nuk ishte ironi, nuk dëgjohesh vërtetë. Igli Zarka: Problemi yt është që ti nuk di të vihesh në lojë, si me veten dhe si me ambjentin që je.
Igli Zarka: Ilir, ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo.Ilir Shaqiri: Jo, as unë nuk luaj me veten. Unë kam një rol dhe jam këtu, ti sot ke një rol tjetër dhe je aty.
Pas përballjes së Igli Zarkës me Cindy Marina në sfidën e mbrëmjes të “Dance Albania” në Tv Klan, ka ardhur momenti që juria të votojë. Ilir Shaqiri është ai që njofton vendimin final.
Alketa Vejsiu: Kush shkon në shtëpi sonte? Ilir Shaqiri: Atëherë, tregove veten, edhe në kërcimin e fundit, megjithëse më pëlqeve, preferoj që garën ta vazhdojë Cindy.