Showbiz

Po xhironte “Avatar 2”, aktorja rrëfen përvojën e 7 minutave nën ujë

Kate Winslet është shprehur se mendoi se vdiq gjatë xhirimeve të “Avatar 2”. Aktorja 45-vjeçare theu rekordin e Tom Cruise duke mbajtur frymën nën ujë për shtatë minuta dhe 14 sekonda. Megjithëse ishte një përvojë e mrekullueshme, aktorja thotë gjithashtu se ishte e vetëdijshme për rrezikun që paraqiste.

“Zot, është thjesht e mrekullueshme. Nuk mund të mendosh për asgjë, nuk mund të bësh lista në kokën tënde, thjesht po shikon flluskat poshtë teje. Fjalët e mia të para [kur dola] ishin, ‘A kam vdekur?’ Po, mendova se do të vdisja.”, u shpreh aktorja.

Duke folur për “Entertainment Tonight”, Kate tha se ishte “shumë krenare” për veten. Ajo tha: ‘Është kaq qesharake sepse në të vërtetë nuk lexoj komente.  Kështu që gjatë gjithë kësaj jave, kam pasur njerëz që vijnë tek unë në punë duke thënë: “O Zot, si shtatë minuta dhe 14 sekonda?”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close