Showbiz

Princi Harry në një parakalim në kujtim të mamasë së tij, Princeshë Dianas (Video)

Princi Harry ka parakaluar në një fushë e cila ka qenë e minuar, në kujtim të mamasë së tij e cila e vizitoi këtë vend 22 vite më parë. Princeshë Diana e vizitoi këtë vend në vitin 1997, vetëm pak muaj përpara se të ndërronte jetë, për tu takuar me viktimat  që ishin shkaktuar nga kjo zonë e minuar.

Fotot e saj ndërkohë që po ecte përmes kësaj zone, e veshur me kostumin e çaktivizimit të minave u bënë ikonike pas vdekjes së saj. Prini Harry u shpreh se kjo vizitë në Angola ishte shumë emocionuese për të gjatë një fjalimi të mbajtur. Por tashmë e vetmja gjë që ka mbijetuar në atë zonë është një pemë e cila ka marrë emrin e Dianës.

Presidentja e Uellsit ka ndihmuar në ndërtimin e një qyteze duke e kthyer në një zonë të banuar. Gjithashtu Harry tha se duhet që puna të vazhdojë për të ndërtuar një ambjent të sigurt pasi të gjithë qytetarët jetojnë ende me frikë. Më pas princi ndihmoi grupin e çaktivizimit të minave për të shpërthyer një të tillë me komandues në distancë. Ai gjithashtu realizoi një foto të ngjashme me atë të mamasë së tij vite më parë i veshur me mbrojtëse e duke ecur në të njëtën fushë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close