Categories Showbiz

Promovim dhune? “Burri im e bën gjak, të vret”! Shfaqet partneri i Olta Gixharit, pas kërcënimeve publike në TV

Aktorja Olta Gixhari, e cila është rikthyer si lajm në Shqipëri pas pjesmarrjes në Big Brother, duke qenë se prej vitesh është zhdukur nga ekrani dhe jeton në Spanjë, ka shfaqur më në fund burrin e saj, të cilin nuk e ka prezantuar asnjëherë në publik.

Ose më saktë, janë shfaqur disa foto të tij në sfond, me një letër të tij për Oltën.

“Në fillim po të shkruaj për pikëpyetjet që ke në kokë që në fund të jesh e përqëndruar për mesazhin që dua të përcjell për ty dhe për të gjithë banorët aty brenda. Drita e syve të tu, Amari është shumë mirë. Më vjen shumë keq të të them që nuk e ka marrë malli për ty sepse të dy bashkë të ndjekim 24 orë. Familja dhe shoqëria të suportojnë.

Ti je një grua e fortë, me karakter, fisnike dhe unë për këtë të kam zgjedhur. Nuk kam dashur kurrë të të ndryshoja, as nuk doja të ishe ndryshe përveçse ajo Olta që unë njoh. Ti më zgjodhe sepse jam i drejtpërdrejtë prandaj dhe sot po të shkruaj një letër jo vetëm për ty, por për të gjithë. Big Brother është një eksperiencë që do e përjetoni vetëm një herë në jetë.

Marrëdhënien në atë lojë nuk e keni vetëm me Vëllain e Madh, por dhe me njëri-tjetrin, edhe me ne që ju ndjekim e që ju na quani publiku, por ne jemi bashkëkombësit, familjarët, shoqëria dhe fansat tuaj. Vëllai i Madh disa herë ju ka penalizuar dhe zarfi i zi është bërë kryefjala e atij formati, për rregulla që thyhen, profesionistë që nuk i zgjedhin fjalët kur i drejtohen njëri-tjetrit. E kuptoj që presioni, izolimi ju bëjnë të dilni nga karakteri, por kjo nuk do të thotë që të harroni se kush jeni.

Mos harroni që jeni përzgjedhur mes mijëra personazheve për të përfaqësuar një emision publik që ndiqet në çdo shtëpi, brenda dhe jashtë vendit. Mos e merrni të mirëqenë faktin që thirreni yje për 4 orë 2 herë në javë, gjë që nuk ndodh në jetën reale.

Merrni opinione për jetesën tuaj aty që ju bëjnë të reflektoni për të rregulluar çdo mangësi, për tu plotësuar si njeri, pastaj si artist dhe në këmbim ju kërkojmë vetëm buzëqeshje dhe qytetari. Vetëm kështu mund dhe duhet të lani çdo gjë që ju është vënë në dispozicion nga Vëllai i Madh. Ti je njeri plot diell, Olta.

Këtë nuk e them vetëm unë, por çdo njeri që të njeh, ka punuar apo ka folur me ty qoftë një herë në jetë. Batutat e tua më mungojnë shumë, më mungon të shoh të qeshësh, të kërcesh, të jetosh aty brenda asaj shtëpie siç jetojmë të lumtur në shtëpinë tonë që mbase nuk është më e madhe se Shqipëria, por që e sigurt ka dashuri aq sa për të mbuluar të gjithë Shqipërinë me gaz.

Për mua Big Brother nuk është lojë, është garë dhe në garë kundërshtari duhet respektuar dhe nëse është humbës. Por kjo nuk është një letër vetëm për ty. kjo ishte dhe për ty Gent, faljen e të cilit unë e pranoj dhe e respektoj, dhe për ty Luiz që ta çmoj humorin, dhe për ty Ronaldo që je i drejtpërdrejtë dhe luftarak, dhe për ty Kristi, Amos, Armaldo dhe për ju goca që jeni dhurata nga Zoti për familjet shqiptare.

Olta jam shumë krenar për ty, mos e jetoni me stres, por shijojeni kohën aty sepse kur të dilni do bëheni pishman, por nuk do keni mundësinë t’i rikuperoni ato ditë. Të duam shumë, të përqafojmë dhe mezi të kemi”, shkruan ai.

Kujtojmë që Olta pak ditë më parë, kërcënoi aktorin tjetër Gent Hazizaj, se burri i saj e ‘bën gjak dhe e vret’, po ta dëgjonte debatin mes tyre.

Ndaj dhe me sa duket, pas këtyre kërcënimeve, kanë vendosur ta shfaqin burrin e Oltës, për të cilin askush nuk e di se me çfarë merret në Spanjë, si një njeri romantik, jo sit ë fortë, siç e paraqiti vetë Olta./m.j

Promovim dhune? “Burri im e bën gjak, të vret”! Shfaqet partneri i Olta Gixharit, pas kërcënimeve publike në TV Promovim dhune? “Burri im e bën gjak, të vret”! Shfaqet partneri i Olta Gixharit, pas kërcënimeve publike në TV Promovim dhune? “Burri im e bën gjak, të vret”! Shfaqet partneri i Olta Gixharit, pas kërcënimeve publike në TV Promovim dhune? “Burri im e bën gjak, të vret”! Shfaqet partneri i Olta Gixharit, pas kërcënimeve publike në TV

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME