Categories Showbiz

Pse nuk u fut në “Big Brother”? Lorik Cana thyen heshtjen

Para fillimit të Big Brother VIP, u përfol se një nga emrat që do të hyntë në shtëpinë e famshme ishte dhe Lorik Cana. Por në fakt, në shtëpi hyri një Cana tjetër, kushëriri i parë i tij, Graniti. U spekulua shumë dhe mbi arsyen e refuzimit por si qëndron e vërteta e ftesës për të hyrë brenda BB? Lidhur me këtë, futbollisti i njohur foli gjatë një interviste që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit.  Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje.”, tha ai.

Cana u ndal gjithashtu dhe te karriera e tij dhe fakti që është kaq shumë i pëlqyer nga dashamirësit e futbollit por jo vetëm. “Ka disa virtyte dhe vlera që i trashëgon nga paraardhësit, nga familja dhe pastaj fillon dhe formohesh si njeri. Kam ndjekur hapat e babait, por duke u munduar që të kem një shtyllë në jetën time të përditshme. Të jap një shembull më të mirë për kombësinë tonë, si futbollist. Mundohem të jem një lojtar i mirë por të jem një njeri dhe shqiptar i mirë.

Disa virtyte dhe gjëra që unë i ndjej fort nuk i ndryshoj asnjëherë, nuk kam qejf me shkuar ku më çon era, i kam rrënjët e forta si edukatë, prandaj shumica e njerëzve janë identifikuar vetë në mesazhet apo qëndrimet e mia.”, tha Loriku. abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME