Showbiz

” Pse të dridhet goja?”, Atdheu “mollë sherri” për Arjolën dhe Antonelën

Debati i ashpër që ka nisur para disa ditësh mes Antonelës dhe Arjolës brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ vijoji edhe sonte gjatë mbrëmjes live të reality show-t më të famshëm në Shqipëri.

Antonela ‘ka plasur bombën’ duke thënë se ‘molla e sherrit’ për to është dikush jashtë dhe ai është Atdheu, ish konkurrent i ‘Për’Puthen’!

Antonela tha se për shkak të Arjolës ajo ka pasur një debat me ish konkurrentin e ‘Për’Puthen” dhe se në këtë mes është futur edhe motra e Arjolës.

Në anën tjetër, aktorja thotë se ka një miqësi me Atdheun që prej 6 vitesh dhe është njohur me të në Kosovë, ndërsa deklaron se nuk ka asgjë më tepër se sa miqësi mes tyre!

Pjesë nga debati:

Arjola: Unë nuk e kam zakone të zihem, me mua stop. Ti nuk je e aftë të paragjykosh as gjykosh profesionin Antonela. Sonila Meço: Kjo nuk është betejë nga territore brenda, po flasin për kusure…

Arjola: Antonela mund të ketë ndonjë gjë me mua, unë me të jo.

Antonela: Është Atdheu, pse po të dridhet goja kur po ta them?!

Arjola: Është shoku im, ça ka Atdheu? Është shoku im prej 6 vjetësh, kemi shoqëri të përbashkët dhe e kam njohur kur kam shkuar në Kosovë. S’kam asgjë me të!

Antonela: Ke shkuar edhe ke pyet për mua Atdheun gjithë ato herë. Motra e Arjolës i ka shkrujt Atdheut dhe pata një debat me të. Sepse më tha çfarë ke me Arjolën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: