fbpx
Showbiz

Goditi me shuplakë Fationit dhe u largua, Ana lë emisionin

Ajo e së premtes e “PërPuthen” për Anën ishte puntatë e ngarkuar, pas transmetimit të takimit mes Fationit dhe Melisës. Ana e tregoi qartë xhelozinë e mbase dhe zhgënjimin nga Fationi, ndërsa kishte përgatitur edhe “një roman të tërë”, siç e cilësoi ajo, për t’ja thënë Fationit.

E ndërsa lexoi vetëm rreshtat e parë, drejtuesja e emisionit, Bora Zemani, i tha se nuk ka kohë për një diskutim të gjatë, duke i premtuar se do të kishte kohë të diskutonte me Fationin të hënën. Por Ana u ngrit duke thënë “deri të hënën flasim”, ndërsa goditi me shuplakë Fationin dhe u largua.

Këtë të hënë ajo nuk u shfaq në emision dhe pritet të mos jetë as ditët e ardhshme, pasi emisioni për tre puntata xhirohet ditën e shtunë, ku Ana nuk është paraqitur fare, madje as në darkën e “Përputhen” të shtunën. Nëse ajo do të kthehet, na duhet që të presim ditën e enjte, ose të premte, ku xhirimi i këtyre dy puntatave bëhet ditën e mërkurë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button