Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka reaguar në Instagram pas ofendimeve të vazhdueshme që ka marrë nga ndjekësit shqiptarë për linjat e saja trupore. Artistja shqiptare poston në rrjetet sociale foto dhe video të pamodifikuara për të përcjellë mesazhin se askush nuk është perfekt dhe se duhet ta duam veten me “defektet” që kemi.
Me sa duket nuk e kanë kuptuar të gjithë filozofinë e këngëtares. Në postimet e saj të fundit ka pasur komente ofenduese kryesisht nga ana e shqiptarëve. E zhgënjyer nga fansat, Bebe Rexha, ka shpërndarë një mesazh në InstaStory në gjuhën shqipe. Ajo shkruan: “Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin”.
Gjithashtu në video ajo thotë nëpërmjet Instagramit se do të postojë se si duket trupi i saj në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. “Shumica e komenteve më shqip thonë se unë jam një lopë. Është e shpifur”, shton Bebe Rexha.