Categories Showbiz

Reagon për herë të parë gruaja e biznesmenit: Marsh atë që… (Zbulohet edhe fotoja e saj)

Mbrëmjen e djeshme Fjolla na habiti të gjithëve pasi u shfaq në rrjetet sociale krah partnerit të saj, me të cilin nuk kishte dalë kurrë publikisht. Përveçse ka marrë guximin të shfaqet hapur me të, këngëtarja i bëri partnerit edhe një deklaratë të madhe dashurie, ku shprehej se kur dashuria mes dy personave është e vërtetë është në gjendje të kalojë çdo vështirësi, sepse ajo fiton mbi gjithçka.

“Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”, shkruante Fjolla bashkangjitur fotos.

Mirëpo, sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve. “n’Zoom.bitz” ka siguruar disa foto të bashkëshortes dhe fëmijëve të Fisnikut, duke shkruar se fotot janë realizuar në gusht, kur Fjolla dhe biznesmeni sapo kishin nisur lidhjen.

Po e njëjta media shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie mori fund prej Fjollës. “Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”.

Nuk dihet ende nëse ata janë divorcuar apo jo, por edhe Fjolla pak ditë më parë reagoi ashpër në rrjetet sociale duke shkruar se mediat po shkatërrojnë familjen e një njeriu që s’ka lidhje me të.

Por, vetëm 3 ditë më parë Fjolla Morina mori një super propozim romantik për martesë nga Fisniku. Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fisniku i propozoi këngëtares për martesë.

“Unë thash Po! Dashuri”, shkroi Fjolla krahas postimeve, duke dhënë kështu lajmin e bukur se po i jep fund beqarisë.

Fjolla ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre javëve pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës. Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak. Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, shoferi Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla. Në fillim ajo e mohoi lidhjen me Fisnikun, më pas e pranoi duke u shprehur para policisë: “Me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat”./iconstyle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME