Categories Showbiz

Refuzoi një udhëtim në Paris me fëmijët, Arjola: Doja prezantuese e Portokallisë

Arjola vendosi të mos e hapë kutinë e Pandorës duke refuzuar kështu një udhëtim në Disneyland me fëmijët. Arjola tha se udhëtimin do ia realizojë vetë fëmijëve të saj dhe refuzoi të hapte kutinë me frikën se zarfi i zi do ta vinte para zgjedhjes për të çuar në nominim disa banorë.

Opinionisti Arbër Hajdari e quajti “të dobët” këtë zgjedhje nga Arjola, por edhe nga Monika, e cila gjithashtu zgjodhi të mos e hapte kutinë.

Arjola u shpreh se moshapja e kutisë nuk e bën aspak të dobët, por udhëtimi nuk ishte dëshira që ajo kishte shprehur. E përlotur, ajo tha se ka shprehur dëshirën të prezantojë Portokallinë.

Debati:

Arjola: Nuk jam penduar që nuk e hapa. Shumicën e rasteve që është hapur kutia ka pasur nominime dhe në këtë pjesë lojës nuk doja që e gjithë pesha e nominimeve të ishte vetëm tek unë.

Arbri: Mu duken shumë të dobëta të dyja, edhe Arjola, edhe Monika, të cilat kanë hyrë në një reality show ku janë të detyruara të nominojnë banorët dhe gjithë ditët flasin për rivalitet. Shumë shpejt do vihen në këtë situatë, që të nominojnë. Arjola: Unë e kam shprehur që kjo nuk është dëshira ime kryesore. Për këtë udhëtim nuk do sakrifikoja asgjë. S’është çështje frike.

Arbri: Për fëmijët e tu duhet të sakrifikoje të gjithë banorët brenda.

Arjola: E thashë që fëmijëve ia realizoj vetë këtë udhëtim.

Arbri: Kutinë e Pandorës e kanë hapur të gjithë.

Arjola: Kjo nuk më bën mua të dobët. Thjesht nuk është dëshira ime, ajo që kam kërkuar

Arbana: Cila është dëshira jote Arjola?

Arjola: Te kartolina kam shkruar që dëshira ime është të prezantoj Portokallinë krah Salsanos dhe Fjoralbës. Kjo më ngre dhe më mundëson gjithashtu udhëtimin për fëmijët e mi.

Arbana: Kjo është dëshirë që mund të të plotësohet sepse ti je e talentuar

Arjola: U mërzita sepse e kam kërkuar këtë dëshirë dhe është e vetmja që kam kërkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME