Categories Showbiz

Reperi Gold AG bëhet baba për 28 Nëntor, ja emri i vecantë

Reperi i njohur për temat patriotike, Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, janë bërë prindër për herë të parë. Bashkëshortja e Arian Agushit ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Goldi me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa njofton se vogëlushin e pagëzoi me emrin Gueril. Ai shprehet i lumtur që djali i tij erdhi në jetë në një datë që është e shënuar për shqiptarët, më 28 Nëntor.

POSTIMI: Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë. Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME