Categories Showbiz

Rikthehet Eurovision nën masa të rrepta shëndetësore

Me shkëlqimin dhe organizimin që të lë pa frymë, Eurovision është rikthyer. I detyruar të anulojë festivalin ekstravagant të këngës vitin e kaluar për shkak të pandemisë, Holanda po pret këtë javë një edicion me përmbajtje cilësore, me Francën favorite një herë për një herë.

Rreth 3 500 persona, me kushtin e prezantimit të një testi negativ, por pa maska, do të marrin pjesë në finalen e konkursit në qytetin portual të Roterdamit. Kandidatët do të mbyllen në një “flluskë të veçantë”. Francezja, Barbara Pravi, shpesh e krahasuar me Edith Piaf, është klasifikuar në krye të parashikimeve me këngën e saj “Voila” dhe mund të mundësojë për “Hexagon”-in të marrë fitoren e parë në 44 vjet. Ajo ndiqet nga Italia dhe Malta.

Ndërkohë që vaksinimi ka mundësuar për vendet europiane lehtësimin e masave shëndetësore, holanda ka autoriuar zyrtarisht pjesëmarrjen e publikut në ngjarje në fund të prillit. “Të presësh Eurovision-in në këtë periudhë të veçantë nuk është një përgjegjësi që e kemi marrë me lehtësi”, theksoi drejtori ekzekutiv i konkursit, Martin Oesterdahl.

Edicioni 2020 i Eurovision u anulua për herë të parë në historinë e kompeticioneve për shkak të pandemisë. Për spektatorët e mësuar të shohin një valë flamujsh dhe artistë nga e gjithë bota duke përqafuar njëri-tjetrin në ekranet e tyre të vogla, edicioni 2021 premton të jetë disi ndryshe.

Ndërsa shumica e kandidatëve, nga 39 vende, do të udhëtojnë në Roterdam, të tjerët, si Austria do të marrin pjesë përmes videove të pararegjistruara. Delegacionet kombëtare në vend janë gjithashtu subjekt i rregullave të rrepta, duke përfshirë ndarjen e rreptë nga publiku dhe detyrimin për t’u testuar për COVID-19 çdo 48 orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME