Showbiz

Rikthehet pas kaq vitesh Qetsori dhe ka një këshillë banorëve që do hyjnë në BB VIP

Të ftuar ditën e sotme në “Shqipëria live” ishin disa nga ish-banorët e “Big Brother” ndër vite. Mes tyre ishte edhe Qetsori, fitues i “Big Brother 2”, i cili vazhdon jetën e tij në Vlorë larg ekranit.

Qetsori gjatë lidhjes me Skype u dha një këshillë banorëve VIP që do futen në shtëpinë e famshme.

“Ajo që unë kuptova nga ai reality ishte të mos mendoja çfarë do i pëlqente publikut, por të bashkëjetoja sinqeritet. Aty ndërthuret edhe vetvetja, edhe të bërit lojë. Unë do t’i thoja atyre që do të marrin pjesë mos mendojnë kurrë se si do të dalin para publikut, por të shprehen normalisht, sepse publiku do vendosë vetë se kush është më interesanti”, tha Qetsori.

Big Brother Albania VIP fillon pas 1 jave teksa banorët e vjetër rikujtojnë me nostalgji kujtimet e tyre dhe japin detaje nga eksperienca duke mos harruar për të dhënë këshilla dhe për konkurentët e rinj që këtë vit e kanë më të lehtë pasi janë mësuar me kamera por nuk janë mësuar që publiku ti shoh 24 orë në 24.

I ftuar te Shqipëria Live, Qetsor Ferrunaj, fitues i edicionit Big Brother 2, flet për eksperiencën e tij.

“Unë e kisha bërë shumë të qartë , që doja lekët. Emocionet janë të pa përshkrueshme, sidomos nga java në javë, kur je i nominuar e nuk do ta kisha problem ta bëja përsëri. ,- u shpreh Qetsori.

I pyetur nëse e ka merituar fitimin e 100 mijë eurovë në edicionin e dytë të Big Brother Albania ai us shpreh:

“Po sigurisht, aty secili ka strategjitë e veta. Kujtoj që unë isha i nominuar, ndërsa Dritani, një konkurrent i Big Brother 2, nuk ishte. Atëherë planifikova me vetëdije, që ai të hynte në sherr me një tjetër pasi e shihja si konkurrent të fortë,- rrëfeu Qetsori.

Kategori Video Shqipëria Live - Top Channel - Lajmet e fundit minute pas  minute, art, sport, Portokalli, Fiks Fare, Top Story, Top Show

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: