Showbiz

Rita Ora do të këndojë në paradën e komunitetit LGBT në Australi

Më 6 mars të këtij viti, do të organizohet parada e homoseksualëve, lesbikeve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Australi.

Këngëtarja kryesuese e listave ndërkombëtare, Rita Ora do të jetë këngëtarja që do të interpretojë në paradën e komunitetit LGBT në Australi. Interpretuesja e hiteve “Anywhere” dhe “Big” do të ndriçojë paradën me performacën e saj live, së bashku me shumë emra të tjerë të njohur të muzikës.

Rita këto ditë po qëndron në Sydney për spektaklin “The Voice of Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë. Vitin e kaluar, ishte këngëtarja tjetër me famë botërore, Dua Lipa, ajo e cila këndoi në paradën e komunitetit LGBT në Australi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: