fbpx
Showbiz

Rita Ora i jep fund beqarisë?

Ka disa muaj që kur u kuptua lidhja e re e Rita Orës me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Çifti kaluan pushimet së bashku, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik. Së fundmi ajo ka ndezur thashethemet se është fejuar pasi u fotografua me një unazë në gishtin e fejesës. Këngëtarja e “Girls”, dukej të ishte humor të mirë derisa po largohej nga restoranti meksikan ‘Taqueria’ në Notting Hill, Londër.

Rita dukej me plot stil në një xhaketë të zezë teksa ishte e shoqëruar nga motra Elena dhe miqtë e tyre. Dukjen e kompletoi me një palë tuta sportive të zeza, një kapelë dhe maskë të po së njëjtës ngjyrë. Sidoqoftë ishin aksesorët e bukuroshes bjonde ata që me të vërtetë tërhoqën vëmendjen, duke treguar se ishte një unazë me gurë safiri në gishtin e martesës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button