Këngëtares shqiptare, Rita Orës i janë ofruar një milion funta për t’u shfaqur në sezonin e dytë të “The Masked Singer”. Rita thuhet se po paguhet përgjysmë më shumë se sa i rekrutuari i ri i këtij shou, Mo Gillian. Një burim i ka thënë The Mirror se “Rita ka pranuar një shumë prej 1 milionë funtash për sezonin e dytë për tu rikthyer si gjyqtare”.
“The Masked Singer” është një betejë ku këngëtarë të famshëm shfaqen në garë pa identitet, duke u maskuar mirëpo në fund të garës, identiteti i tyre zbulohet. Gjyqtarë të këtij shoë janë: Jonathan Ross, Davina McCall, comediani Mo Gilligan dhe këngëtarja Rita Ora.