Categories Showbiz

Rita Ora: Të jesh nga Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe e dashur për të gjithë publikun në mbarë botën.

Siç dihet, këngëtarja po bën një tur në disa shtete të botës, për të performuar këngët e saj dhe mbrëmjen e kaluar ishte në Londër ku dhuroi një performancë të shkëlqyer për fansat.

Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar disa video nga koncerti ku i falenderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë. Rita përmend faktin se të qenit nga një  vend i vogël si Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por dha një mesazh duke treguar se me anë të durimit arrihen gjithçka.

“Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekond, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar e kisha seriozisht. Fansave të mi dua ti them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua”, shkruajti Rita në Instagram.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME