Ritvana në puntatën e djeshme të “Për’puthen” u largua nga studio, teksa tha se i dha fund kësaj aventure. Ky vendim u mor pasi Arjan Konomi i tha se me sjelljet dhe veprimet e saj, Ritvana nuk do bëhet kurrë në Eurodeputete, nisur nga dëshira që e reja ka dhënë në momentin e hyrjes.
Këtë Ritvana nuk e toleroi. Ajo nuk debatoi, por tha se nuk toleron më askënd që të flasë për karrierën e saj në emision. Ndërkohë, detaji që e forcon vendimin e marrë nga Ritvana, është profili i saj në Instagram. Ritvana ka hequr nga bio “Për’puthen”, informacion që e kanë të gjithë konkurrentët e këtij emisioni.
Pasi u largua, duket se Ritvana nuk ka ngurruar që ta heqë, duke i bërë me dije të gjithve se nuk do rrijë më në atë emision.