Categories Showbiz

Roberti dhe Nora bëhen bashkë për t’i bërë dhuratën më speciale Renee-s me rastin e ditëlindjes

Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, po rritet dita ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë e vogël që na habit gjithmonë e më shumë në rrjete sociale. Renee-n e mbajmë mend ende foshnjë, kur Nora e Roberti pozonin me të në krah, por ja që koha kalon shpejt dhe sot ajo feston 6-vjetorin e lindjes.

Megjithëse të ndarë, kjo është një ditë shumë speciale si për Norën, ashtu edhe për Renee-n. Ndaj, çifti është bashkuar për t’i bërë të voglës së tyre dhuratën më të veçantë të ditëlindjes. Ata i kanë dhuruar një mik të ri, një qenush të vogël të cilin duket se Renee e dashuron që tani. Roberti ka ndarë në InstaStory dhuratën për të bijën, teksa shkruan:

“Shumë urime për ty Renee, shpirti i babit. E gëzofsh Ninën, sot i bën 2 muaj e ti 6 vjet. Të do babi shumë.”

Gjithashtu, Nora ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto të Renee-s me qenushen në krahë. Nora dhe Roberti kanë treguar se pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin si dy miq të mirë dhe sigurisht do ta luajnë siç duhet rolin e prindit për Renee-n. /Iconstyle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME