Showbiz

Ronaldo i hedh miell Bledit dhe Nitës në krevat, ja reagimi i gazetarit

Ronaldo Sharka vijoi edhe dje me shpërdorimin e ushqimit në shtëpi. Ai sërish mori një qese miell dhe e hodhi në shtratin e Bledi Manes dhe te shtrati i Nita Latifit dhe u largua nga dhoma e gjumit.

Bledi ishte i pari që hyri në dhomë dhe u shtri në krevat. Pasi qëndroi për pak sekonda, ai vuri re se kostumi i tij u bë pis dhe konstatoi se krevati ishte bërë me miell.

Ndonëse një gjest i pakëndshëm, Bledi e mori me sportivitet dhe tha se ai që e bëri, ka patur frikë të veprojë natën, ndaj e ka hedhur tani miellin.

Pas Bledit, edhe Nita vuri re që edhe krevati i saj ishte bërë me miell. Ata të dy hoqën çarçafët dhe e shkundën miellin në dushet e tualetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close