Edhe pak ditë na ndajnë nga netët finale të Eurovisionit dhe Ronela Hajati që përfaqëson Shqipërinë ka realizuar sot një konferencë për shtyp. Gjatë konferencës ajo që rrëmbeu më shumë vëmendje ishte veshja e saj pasi u shfaq me një veshje që i mbulonte gjithë trupin përveç duarve që i kishte lënë jashtë. E gjithë kjo duket se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj Eurovision që fshiu fotot e saj nga Instagram duke e konsideruar si provokuese. E pyetur rreth veshjes nga gazetarët, Ronela tha:
Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni.