Categories Showbiz

Ronela Hajati u kritikua për tekstin e “Sekret”, reagon Aurela Gaçe: Le të themi një herë të vetme që…

Fitorja e këngës “Sekret” të Ronela Hajatit në Festivalin e RTSH-së u prit me kritika nga disa artistë të njohur shqiptarë, të cilët shprehën rezerva se teksti nuk përcillte asnjë mesazh.

Lidhur me këto deklarata që kanë qarkulluar prej ditësh në rrjetet sociale, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe. Në një postim në rrjetet sociale, Aurela i del në krah fitueses dhe bën thirrje që “të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon”, kushdoqoftë.

“Mos të bëhemi të këqinjtë e vetes tonë duke shperndarë negativitet.
Le të themi një herë te vetme, janë disa të rinj që punojnë. Do gabojnë, do rrezohen, por do mësojnë. Le të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon. Kushdo qoftë ai-ajo !”, shkruan Aurela Gaçe.

REAGIMI I PLOTE I AURELA GACE: Festivalet…konkurrimet… gjithmonë sjellin edhe gjykimet.

Lind gjithmone pyetja, e meriton apo jo? Nuk ka rëndësi se kush fiton, është gjithmone fituesi i rradhës….

Gjithmonë ka një pse, pse ky ose ajo?

ÇFAREDO TE BËHET, GJITHMONË KA DICKA TË THUHET.
PËR MIRË A KEQ.

MBAJ MËND KUR FITOI RONA NISHLIU, JUUUUU ,ÇFARE NUK THATË .
DUKE FILLUAR NGA 1 -PSE ME TË QARA DO IKIM NE ATJE?
2 – PSE ME ULERIMA, CFARE ESHTE KJO KENGE VAJI, ETJ ETJ ETJ,QË JU I DINI VETË Se u turrët më heretikë se vetë fetarët më të mëdhenj.

KUR AJO VAJZA QË SHIHTE PUNËN E VETE, E FOLI VETËM ME PUNË ,KUR KËNGA E ,PERFORMANCA E SAJ , ,PËR ÇUDINE TUAJ, BËRI QË SHQIPËRIA TË RENDITEJ E 5 NË EUROVIZION, JU PAPRITUR U BËTË KRENARË.
NDERKOHE AJO KENGE AKOMA MERRET NGA TE HUAJT SI SFIDE PËR T’U KËNDUAR. EDHE KËTË E DINI MIRË.

E NJEJTA NDODH ME FUTBOLLISTËT, NJË HERË I SHANI ,NJË HERË I NGRINI NË PIEDESTAL, TË NJËJTET I QUANI TRADHËTARË ,NJË HERË KRENARI E KOMBIT. PËR TË NJEJTËT INDIVIDË.

Tani, meqë jam njeri i lirë, ta them edhe unë nje gjë të vockël .

Unë jam shumë e ftohtë në gjykim.
Konkurrimet kanë qënë pjesë e jetës sime, janë të vështira për nga ana emocionale, janë ngarkesë për ata që punojnë, madjje edhe për familjet e tyre që marrin emocionet e fëmijeve të tyre. Secili prind sigurisht deshiron që femija i vetë te fitojë.

E ndoqa festivalin,sidomos natën e dytê, isha në salle si spektatore.

Nuk po futem fare té gjykoj. Secili ka shijet e veta e aty s’guxoj fare te hyj.

Tani, a ka gjithmone nje këngë më të arrirrë se një tjetër? Sigurisht, gjithmone ka mirë e më mirë.

Por, në momentin që dikush shpallet fitues, pse të mos japim kurajo? Që ai-ajo ,kushdo qoftë ,të marre kurajo të punojë edhe më fort? A ka të pagabueshëm? Le të ngrejë dorên ndonjë që bën çdo gjë perfekt. Do të doja ta njihja.
Akoma se kam takuar .

Fundja fundit, dikush do të fitojë.

Mos të bëhemi të këqinjtë e vetes tonë duke shperndarë negativitet.
Le të themi një herë te vetme, janë disa të rinj që punojnë. Do gabojnë, do rrezohen, por do mësojnë.

Le të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon. Kushdo qoftë ai-ajo !

Kaq kisha për këtë temë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME