Categories Showbiz

Rovena Dilo flet për herë të parë për partnerët që ka pasur në jetë dhe ndarjet me ta

Rovena Dilo ka folur për jetën e saj private tek rubrika “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo ka treguar arsyen pse nuk ka patur një moment stabël në jetë dhe pse kanë ikur partnerët që ajo ka pasur.

Ardit Gjebrea: Ti më ke prezantuar me meshkujt e jetës tënde, nuk kam guxuar as privatisht të të pyes përse? Çfarë ka ndodhur, pse nuk ka patur një moment stabël, por kanë qenë, kanë ikur.

Rovena Dilo: Unë e shoh si stabilitet, pastaj varet nga këndvështrimi. Unë kam patur marrëdhënie të mira, të gjata, të stabilizuara, por që kanë patur një fund, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë qenë serioze, kjo nuk do të thotë që nuk e kanë kryer ciklin, që nuk kanë qenë të plota, edhe pse nuk kanë vazhduar.

Mendoj ndoshta nuk kanë vazhduar sepse nuk më është dashur mua të bëj kompromise deri në fund. Për shembull kur vjen një fëmijë, njeriu bën kompromise me parnterin.

Ardit GjebreaPër çfarë kompromisi e ke fjalën?

Rovena Dilo: Njeriu bën shumë kompromise në jetë, marrëdhënia ka toleranca, të lëshosh pe, të duash etj, por ka momente që lodhet marrëdhënia. Ka njerëz që e durojnë lodhjen, ka njerëz që nuk e durojnë. Kur ti nuk ke një fëmijë, nuk pyet pse ta duroj, pra nuk bën një kompromis që dy prindër mund të bëjnë për fëmijën e tyre.

Ardit Gjebrea: Dashuria jote e parë ka qenë shumë e fortë apo jo?

Rovena Dilo: Po ka qenë shumë e fortë dhe e gjatë gati 12 vite. Kjo dashuri më ktheu dhe nga Greqia. U ezaurua si lidhje, njerëzit nuk rriten njësoj. Ka njerëz që rriten, ka njerëz që nuk rriten.

Ardit Gjebrea: Si rritesh ti me ata me të cilët bashkëjeton? I ngjajnë njëri-tjetrit? Kërkon të njëjtin, atë që ke humbur?

Rovena Dilo: Unë mendoj që çdo vajzë thellë thellë kërkon babain, kërkon një model të ngjashme me atë që është rritur. Siç duket në thelb, unë thellë-thellë kam kërkuar babain dhe nuk e kam gjetur. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME