Categories Showbiz

Rrahën Cllevion, procedohen penalisht Noizy dhe babai i tij

Noizy dhe babai i tij janë kallëzuar nga Cllevio pas rrahjes së ditës së djeshme pranë ambienteve të lokalit të reperit në Durrës. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se pas kallëzimit, policia ka nisur procedimin penal ndaj Rigels Rajkut, i njohur si Noizy dhe babait të tij, Bashkim Rajku për fyerje.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur pasi Cllevio ka shkuar pranë lokalit të Noizy-t, ku më pas situata ka agravuar në përplasje fizike. Gjithçka besohet se ka filluar, teksa Cllevio ka filluar të ofendonte reperin dhe grupin e tij OTR prej disa muajsh. Noizy reagoi për ngjarjen duke thënë:

“Mos ma merr mirësjelljen tim për dobësi, gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë asnjë moment që mund ta teprosh deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time ose familjarët e rrethit tim, jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari.

Ju lutem mos e harroni kurrë këtë gjë. Jeta vazhdon”, shkroi Noizy. Më pas erdhi reagimi i Cllevios ku bënte me dije se e kishte lënë me pasoja shëndetësore. “Nëse nuk ka heqin mpiksjen e gjakut në kokë do të vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy do të bëhesh vrasës.”, shkroi ai krahas një fotoje.

I menjëhershëm ishte reagimi i Noizy-t, ku thoshte se shokët e kishin prerë në besë.“Ju siguroj që vetëm nuk ka qen.. Por 4 makina plot me cuna… Qe vetëm 2 veta i dolën zot. Në besë e kanë pre shokët e vet që kishin ardh me bo video gjithë me telefona ndor”, tha ai.

Madje, Noizy pati edhe disa fjalë të tjera. “E kemi pa sa her ka kerku falje dhe mbas 30 minutash prap tu sha. I kemi pa të gjitha… kto lajkat sua ble kush”, përfundoi ai. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME