Showbiz

Rrëfehet Miss Kosova: Ishte komshiu im … Ja pse e bëra publike

E buzëqeshur dhe e lumtur, Tuti Sejdiu vendosi në kokë kurorën e Miss Kosovës pak ditë më parë. Po askush nuk e mendonte se pas asaj buzëqeshje fshihej një histori tronditësi.

19-vjeçarja pasi u shpall Miss zbuloi se ishte trafikuar në Serbi në moshën 13-vjeçare nga komshiu i saj dhe atje ishte përdhunuar nga persona të ndryshëm. Gjatë një interviste për PRIVE, ajo ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja shokuese që i ka ndodhur.

Tuti Sejdiu tregoi se e gjitha ngjarja u orkestrua nga dikush që ajo dhe familja e saj e njihnin prej vitesh dhe kurrë nuk e mendonin se do t’i bënte diçka të tillë. Fqinji i saj trafikoi në Novisad dhe e detyroi të shkojë me shumë meshkuj pa dëshirën e saj për 8 ditë, derisa u gjet nga Interpoli.

Bukuroshja kosovare rrëfeu se përgjatë atyre ditëve “ankthi i saj ishte i tmerrshëm pasi nuk e dinte a do të shpëtonte apo jo”. Ajo u shpreh se pasi u gjet nga Interpol e dërguan në një qendër rehabilitimi dhe nga aty, erdhi e mori familja e saj. Por derisa “mbërriti” tek kjo vajzë e buzëqeshur, Tuti Sejdiu tregoi se ka kaluar shumë vështirësi, sfida dhe ka bërë shumë sakrifica.

“Isha 13-vjeçe kur komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. S’dua të jap shumë detaje sepse institucionet ligjore po merren me këtë rast dhe avokati im. Unë i kam tejkaluar të gjithë gjërat që nga kohë kur më ndodhi ajo fatkeqësi. Në fund të ditës nuk jam as e para, as e fundit që i ndodh.

Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di, e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Pashë situatën se si ishte.

Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi. Kur të vendoset drejtësia, s’kam asgjë personale me askënd.

Gjatë atyre 8 ditëve ka qenë ankthi im më i tmerrshëm, s’dija a do të shpëtoja apo jo. Kur më gjeti Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe prita familjen që erdhi më mori.

Por dersa i kalova ato ditë dhe ato vite, për të arritur deri sot kam pasur shumë vështirësi, më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar të gjitha këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, rrëfeu ajo.

Ndërsa zbuloi arsyet përse vendosi ta bëjë pikërisht tani publike historinë e saj.

“Janë dy arsye pse vendosa që ta bëj publike historinë e jetës sime. Një prej tyre është babai im, për të cilin kërkoj drejtësi dhe e dyta, t’i tregoj të gjitha femrave që s’duhet të heshtim por ta mbajmë kokën lart dhe të flasim,”- u shpreh ajo. Missi zbuloi se i ati u arrestua rreth 2 javë më parë pas një letre ku drejtoi pakënaqësitë kundrejt sistemit të drejtësisë dhe mosmarrjes së masave të duhura në lidhje me rastin e vajzës së saj.

Ajo u shpreh se nuk do të ndalet derisa ta nxjerrë babain nga burgu dhe drejtësia të vihet në vend, duke u ndëshkuar të gjitha ata që ia shkaktuan këtë traumë.

“Babi im ka bërë dje 2 javë që është në burg dhe arsyeja që ka hy është për padrejtësinë që më është bërë. Sepse ka kërkuar ndihmë në çdo lloj institucioni në Kosovë dhe jashtë vendit. Besoj se do dalë së shpejti, sepse nuk ka bërë asnjë krim përveçse me ka përkrahur mua dhe ka luftuar për mua. Nuk ndihem në faj sepse babi ka shkuar për mua, të dy kemi luftuar së bashku. Besoj në meshkuj sepse ka edhe të mirë, nuk janë të gjithë si ata që më kanë bërë mua atë gjë. Ndihem e lumtur dhe krenare për babain, se çfarë ka bërë ai për mua.

Që nuk dorëzohet dhe nuk do të dorëzohet asnjëherë për mua. Nuk jam në lidhje, por single. Nëse rri me një mashkull e njoh mirë kush është. Nuk e lejoj as atë dhe asnjë njeri tjetër që të më akuzojë mua. Më ka ndodhur, jo se kam dashur unë. Tani ka kaluar ajo dramë dhe jemi në rregull, merrem me të ardhmen dhe jo të kaluar. Ai që më do më pranon kështu siç jam,”-tha Tuti Sejdiu.

Ajo theksoi se nuk e tregoi historinë e saj për viktimizim apo për famë, siç edhe e kanë akuzuar disa njerëz, por vendosi të marrë këtë hap për babain e saj, i cili ka luftuar për të dhe padrejtësinë që iu është bërë.

Tuti Sejdiu tha se nuk do të heshtë dhe askush nuk mund t’ia mbyllë gojë, si edhe s’do ndikohet nga asnjë koment negativ.

 “Në moshën 13-vjeçare kur më ka ndodhur rasti, kjo sfidë gjithmonë më kanë akuzuar dhe po ta kisha për viktimizim apo famë do e tregoja që vitin e kaluar. Se tregova as për viktimizim, famë apo titull. Kam vendosur që ta tregoj për babin tim, që ka luftuar për mua, për padrejtësinë që më është bërë. S’do hesht pavarësisht komenteve negative. Unë e di të vërtetën, familja ime e di.

Siç kanë luftuar ata për mua ashtu do luftoj edhe unë për ata. S’mundet të ma mbyllë askush gojën dhe s’ndikohem aspak nga asnjë koment negativ. Të gjithë ata që më paragjykojnë, i them ishalla nuk jeni ju në lëkurën time për ti përjetuar gjërat që kam përjetuar unë. Më bëni më të fortë,”- përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: