Categories Showbiz

“Rri poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve!”, Olti Curri reagon pas deklaratës së Olsa Muhametit

Olti Curri dhe Olsa Muhameti janë përfshirë në një debat që duket se sapo ka filluar. Siç pritej, Olti i është kundërpërgjigjur autores së “Për’puthen” pasi ajo deklaroi se Olti nuk punon. Në një reagim në Instagram Olti e cilëson atë si Linda Morina e autorëve shqiptarë teksa shprehet se të punosh do të thotë vetëm të rrish poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve.

“Foli edhe Olsa, sa e lezetshme që është. Olsa është Linda Morina e autorëve shqiptarë. Keni parasysh që Arian Çani fton Aurela Ggaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtare, fton edhe Linda Morinën dhe e prezanton edhe atë si këngëtare. Edhe Olsën e prezantojnë si autore dhe kujton se është autore. Autorë janë edhe Dalina Buzi, Zefina Hasanin , Rezart Agën. Dhe e beson ajo, kujton se është autore.

Por ka ngatërruar diçka, të punosh nuk do të thotë vetëm të punosh poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve të ndryshme. Ka edhe punë të tjera dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura.”- shprehet Olti Curri.

E gjitha nisi nga intervista e Olsës në “Goca dhe Gra” ku ajo u pyet nëse në vilën e meshkujve, do ta tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin. Ajo zgjodhi atë të parin teksa për blogerin u shpreh se nuk punon dhe se merret me llafe.

“Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo. Nëse nuk punon nuk ke të drejtë të komentosh të tjerët”- u shpreh ajo. Teksa po ashtu ironizoi edhe Nevina Shtyllën.

Kujtojmë se Nevina dhe Olti kanë qenë të dy pjesë e edicionit të parë të programit të dashurisë, Olti si opinionist kurse Nevina si moderatore. Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe Olsës por dukshëm nuk janë ndarë në paqe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME