Categories Showbiz

Rrjeti ‘zien’ nga paketa 24 mijë euro “për të qenë i suksesshëm si Ermal Mamaqi”, reagon aktori

Aktori i njohur Ermal Mamaqi ka marrë vëmendjen e ‘rrjetit’ me projektin e tij të radhës ku ofron trajnime dhe manual për mënyrën e jetesës dhe formimin profesional. Në disa reagime në rrjete sociale ‘u masakrua’ pasi flitej për një paketë me 8 pika që arrinte në shumë 24 mijë euro për një vit dhe përfshinte:

1.24 takime virtuale me Ermalin
2.Dy drekë pune me Ermalin (3-4 orë)
4.Grup jo më shumë se 10 persona
5.Planifikim për të ardhmen

6.Pyetje/përgjigje për karrierë, biznes, jetë
7.Këshillim nga ekspertët e fushës
8.Grup ekskluziv Për këtë ka reaguar edhe gazetari Berat Buzhala me anë të një statusi në Facebook ku ironizon ‘ofertën’ e Mamaqit për takimin me miliarderët dhe bisedat për disa orë me radhë.

“Keto dy drekat e punes, qe qenkan pjese e paketes, a i paguan Ermali a i paguajme ne qe deshirojme ta blejme kete oferte interesante? Edhe a dihet cka ka me pase per dreke? Gjithashtu kjo pika e trete po me josh tej mase. Cka ish kane fore me me dale ne takim Blerim Devolli e Shefqet Kastrati. Tybe e 700 tybe Jeff Bezosi nuk ka me kane aty.

Pika e pare pak problematike. Mos eshte shume bre 24 takime virtuale, plus qe zgjasin 1-2 ore. Cka flasim per dy ore Ermal? Me i bo bashke une 50 ore nuk flas me krejt popullaten brenda nje viti, e le mo me nje njeri. Pika e peste shume interesante. Me e planifiku te ardhmen. Po me doket qe po e shoh veten ne zoom me Ermalin: Qysh po ia bojme per te ardhmen, a ki ide? Me me ngu mu e nderprene qat emision krejt, cka po te doket si ide? Jo zoti Berat kjo ka te beje me ty, une duhet me ta planifiku ty te ardhmen. Qy, qy.

Pika e tete, grup ekskluziv ne Facebook. Shkoi – shkoi 2020, kane mbete ma pak se 30 dite. Le te shtrengohemi edhe pak. S’kemi cka me bo”, shkroi Buzhala.Aktori Ermal Mamaqi ka zgjedhur të reagojë publikisht me anë të një postimi në Instagram duke i cilësuar gënjeshtra pretendimet për trajnimin me vlerë 24 mijë euro ku tregon paketën me 17 pika që kushton 9470 euro për një vit, të cilën e cilëson “Ofertë speciale” dhe përfshin:

1.Trainer/Life Coach 24 Takime (Grup)
2.Komponenti 1 – Takim në Zoom
3.Komponenti 2 – Drekë pune me Ermalin dhe miliarderët
4.Komponenti 3 – Fuqia e zhvillimit personal
5.Bonus 1

6.Programi – Business Master
7.Të gjitha trajnimet që zhvillon Ermali online dhe live
8.Event Vasil Naci Rruga drejt suksesit
9.Konventa Managerët e shitjes
10.Event Tony Robbins online nga studio Tidi

11.Bonus 2
12.Seancë individuale për ankthin dhe frikën
13.Trajnim për meditim nga sheik
14.Trajnim për shitje 10 module
15.Anëtarësime dhuratë – Mendo Ndrysho Fito

16.Zbritje 10% off në të gjitha trajnimet e Tidi.al
17.Udhëtim për fuqizimin e mendjes dhe trupit në Valbonë
Në këtë kohë krize ku pjesa më e madhe po luftojnë për mbijetesë dhe po shmangin shpenzimet e tepruara, është e habitshme se kush zgjedh të paguajë paketën e Ermalit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME