fbpx
Showbiz

“Ruani qetësinë, mos…”/ Tërmeti tron diti studion, shihni reagimin e moderatorëve të emisionit “3shat” (Video)

Mbrëmjen e kaluar një tërmet 4.9 ballë “shkundi” vendin, ndërsa epiqendra ishte Bubqi i Fushë-Krujës. Lëkundjet, që më së shumti u ndjenë në Durrës dhe Tiranë, u përjetuan dhe në disa rrethe të vendit, deri në Kosovë.

Tërmeti ka shkaktuar panik dhe për moderatorët e emisionit “3shat”, Bora Zemani dhe dy vëllezërit Veshaj, të cilët ndodheshin në studio duke regjistruar gjatë kohës kur ndodh fenomeni. Ka qenë vet moderatorja Bora Zemani ajo që ka publikuar në ‘Instagram’ momentin e fiksuar nga kamera, ku shihet se ajo është frikësuar shumë.

“E kemi kapur edhe ne nje termet ne studio! Nuk jemi aspak krenar per reagimin krahasuar me gjithe emisionet qe e kane perjetuar live pooor gjithsesi jemi si shumica e videove te njerezve te thjeshte qe dalin me vrap nga lokalet . Ruani qetesine njerez, mos beni si ne! ♀️”- shkruan Bora.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button