Categories Showbiz

“Sa herë më del gjumë nis të qaj”, Eli Fara përlotet në studio

Viti 2021 la pas një dh imbje të fortë për Eli Farën sepse Covid-19 i mori mamanë. E ftuar në emisionin “Rudina”, artistja e njohur foli për këtë moment të vështirë të jetës, një ngjarje që shënoi vitin më të keq për të.

Siç rrëfen këngëtarja në “Rudina” në Tv Klan, Covid-19 infektoi të dy prindërit e saj, por nëna ishte në gjendje më të rëndë. Gjatë tre muajve, Eli vendosi ta kuronte në shtëpi dhe mundi që jeta e saj të zgjatej edhe disa muaj të tjerë.

Eli Fara: Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di.

Në rrëfim, teksa kujton ngjashmërinë që ka me të ëmën, Eli Fara nuk mundet t’i përmbajë lotët. Rudina Magjistari: Vitin e kaluar ti je përballur me një ndarje të fortë dhe të dhimbshme nga jeta, siç është mamaja jote, ka humbur jetën. Ke qenë shumë e lidhur me të?

Eli Fara: Viti që shkoi për mua do të mbetet viti më i keq i jetës sime. Kam qenë shumë e lidhur me mamanë time. Vuajti shumë sepse vuante nga disa sëmundje dhe unë nuk u lodha kurrë me të, isha pranë saj, e ktheja shumë herë nga spitali në shtëpi, edhe atëherë kur ishte e pabesueshme dhe prapë mendoj që ndoshta nuk e kam bërë çdo gjë deri në fund. Mamaja ime për mua është shembulli i gruas, nënës, shoqes, motrës perfekte dhe komplimentin më të bukur dhe më të madh që quaj është kur thonë “sa i ngjan mamasë”.

Rudina Magjistari: Absolutisht. Më erdhi keq kur e mësova, por është cikli i jetës, apo jo? Eli Fara: Nuk e di, për mua ndoshta asnjëherë, sa herë që fle ose më del gjumi dhe kur zgjohem më del mamaja ime dhe në njëfarë mënyre nuk e di, më kaplon një kujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME