Showbiz

Sabiani flet i zhgënjyer pas daljes nga Big Brother VIP

Artisti i njohur Sabian Medini, ka qenë i eliminuari i fundit nga Big Brother VIP. Në spektaklin e së premtes (10 dhjetor), këngëtari është përzgjedhur për të lënë garën në mes Antonelës dhe Meridianit. Ai së fundmi ka folur për herë të parë pas daljes nga BBV, i cili duket të jetë i zhgënjyer nga produksioni pasi ka një mbështetje të madhe nga publiku jashtë.

“Akoma nuk jam ambientuar me thënë të drejtën si puna e atij zogut që e lëshon nga kafazi dhe nuk e di ku shkon, akoma nuk kam hapur as videot. Jam shumë konfuz pasi diçka tjetër po ndodh jashtë, jashtë kam një mbështetje totale. Nuk po më lidhen gjërat me nominimet. Kam justifikime pafund, mesazhe pafund të kemi mbështetur, kështu që jam në pritje”, u shpreh ai.

“Për të gjetur arsye, justifikohemi gjithë ditën, problemi është që një mbështetje shumë shumë e madhe jo vetëm në rrjete sociale. Akoma nuk e kam marrë një vendim për të folur diçka, jam në pritje do të pres”, ka thënë më tej Medini. Nuk dihet nëse Sabiani po dyshon në diçka dhe nëse do të flas për shqetësimin që ka. I njëjti brenda shtëpisë ka qenë i përfshirë në debate të shumta e po ashtu ka dhuruar edhe shumë emocione.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: