Categories Showbiz

Saimiri: Vivien ka arsye tjetër pse nuk mori trëndafil. Ajo shitet si Shën Maria, por…

Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në Tv Klan, u shoqërua me debate e tensione në studio, ku ra në sy replikat mes Saimirit dhe Vivienit, e cila ishte edhe e eliminuara e kësaj radhe. Shumë mund të kenë menduar që ky debat ishte edhe arsyeja që 33-vjeçare nuk i dha trëndafil Vivienit, por ai u shpreh se kishte arsye të tjera dhe se vendimin për të e kishte marrë dy javë më parë. Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, Saimiri ka treguar se nuk e ka ftuar enkas Vivienin në takim pasi sipas tij, ajo sillet si dikush që nuk është.

Më tej ai ka treguar edhe arsyet përse vendosi të mos i japë trëndafil 27-vjeçares.

Pra ti nuk e ke ftuar enkas në takim Vivienin? Kam dashur që ajo të tregojë veten e vet siç është sepse i kam inat njerëzit që shfaqen ndryshe nga janë. Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, ndërkohë që…

Cilat ishin arsyet që ti e eliminove?

Arsyet nuk mund ti tregoj këtu për unë pëlqej njerëzit që sido që të jenë, të jenë vetvetja. Mos bëjn sikur dikush që nuk janë. Kjo ishte dhe arsyeja, unë e kam kuptuar gati që në fillim të programit dhe ndaj nuk e kam thirrur më në takim. Doja që ajo të shfaqte vetveten, por e kisha vendosur që do ta hiqja atë natë. Vivin sido që të jetë e respektoj sepse i respektoj të gjitha vajzat që janë këtu, por kam kuptuar që nuk është e duhura për mua. Nuk ishte aspak nga debati që patëm. Sigurisht që edhe ajo është një vajzë e zgjuar që e kishte kuptuar këtë gjë ose po e ndjente dhe prandaj ishte pak e revoltuar dhe u mundua që të më kritikonte. Por është e drejta e saj dhe i uroj shumë fat.

Ti komentove edhe puthjen që ajo të dha në takim e parë tek vila. Mund të na thuash diçka pak më tepër për këtë?

Unë e komentova edhe në studio që nga çdo vajzë mund ta kisha pritur këtë sulm, por jo nga Vivieni. Sepse në momentin që ajo ma dha puthjen e parë pa e dashur unë fare, unë e pranova dhe e mora me humor për të mos e përulur atë. Në këtë moment ajo më thotë mua që si i puthe dy vajza. Prandaj më shqetësoi pak kjo gjë, por gjëra që kalojnë.

Saimir, ti u shprehe se i mendon eliminimet më përpara. E ke ndarë mendjen se kë do të eliminosh në natën e shtatë?

Ja ta them tani. Jo se bëj shaka. Gjithmonë nga fundi i javës, ndoshta të dielën gjithmonë marr vendimin e fundit, kështu që as vet nuk e di.

Je bërë pishman për ndonjë nga vajzat që ke eliminuar?

Disave nuk u kam dhënë kohën e duhur për ti njohur më shumë por ky është programi, kështu që s’kisha mënyrë tjetër. Ndoshta më vjen keq për disa por skam ç’të bëj.

Për cilën të ka ardhur më shumë keq dhe që do doje ta ktheje sërish nëse do të ishte mundësia?

Sinqerisht më ka ardhur keq për çdo eliminim që kam bërë sepse fakti që ato vajza kanë ardhur këtu për mua  e vlerësoj shumë. Por kështu ishte programi dhe këto ishin rregullat./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME