Sarah Berisha ka rrëfyer marrëdhënien e ngushtë me babain. Ndër të tjera, Sarah mbetet në mëdyshje për atë që babai mendon për marrëdhënien me DJ PM.
Teksa rrëfente, Sarah zbuloi momentin kur babai e pa në rrugë me ish të dashurin, me të cilin ka përjetuar një histori dashurie për 5 vite.
Rrëfimi i Sarës: Unë jam goca e babit se ngjaj shumë dhe gjithmonë kam qenë si tip çuni dhe babi gjithmonë më ka përkëdhelur, nuk na e ka prishur kurrë as mua as motrës, nuk na ka thënë jo për asgjë. Fjala e babit ka qenë ligj, e kemi pasur shembull, nuk mbaj mend të na ketë bërtitur pa arsye. Ai dhe mami janë shumë mirë me njëri-tjetrin, tek unë dhe motra kanë pasqyruar shembullin se na kanë rritur e shkolluar. Jam 25 vjeçe dhe të gjithë thonë të paska nxjerrë Pëllumbi nga hundët.
Plus jam person që bëj shumë ledhe dhe babin e kam pikë të dobët. Dhe unë dhe motra, nëse bëjmë diçka që punojmë ose t’ia dalim vetë, duam që gjithmonë t’i bëjmë krenar. E di që mund të mërzitet dhe nuk ma heq njeri nga mendja që do jetë mërzitur këtu brenda. Për babin do vazhdoj të jem e vogël dhe në fillim nuk donte të isha këtu. E vetmja gjë që nuk dua është që ta zhgënjej. E di që do më përqafojë, por si do jenë pyetjet në lidhje me situatat. Është mentaliteti në Shqipëri që mund ta vrasë.
Kam qenë me një djalë 5 vite. Kishim dalë xhiro dhe na pa babi. Më tha që më gënjeve, më the që ishe tek Xhovana. Më tha ki kujdes, por mendoji gjërat mirë. Por i kam thënë kur ta gjej të duhurin, do ta sjell në shtëpi.