Showbiz

Semi surprizohet nga Bora Zemani, shpërthejnë në lot pas takimit

Moderatorja Bora Zemani ka hyrë sot në shtëpinë e Big Brother VIP, jo për të takuar aktorin Donald Veshaj, me të cilin ka pasur dikur një histori dashurie, por për të surprizuar mikeshën e saj Semin.

Një takim emocional ku nuk kanë munguar lotët, fjalët e ëmbla dhe motivuese, ka qenë ai mes Borës dhe Semit. Bora e ka inkurajuar Semin për të vijuar deri në fund garën, duke u shprehur se është shumë krenare për të.

Biseda

Semi: Si qaj unë me ty si fëmijë!

Bora: Pse duhet të bësh kështu?

SemiMë ka marrë shumë malli. E gjeja ndonjëherë te Donaldi energjinë tënde edhe shkoja përqafoja atë. Të dua!

Semi: Pse thonë ata që po na shohin ndryshe jashtë?!

Bora: Po çke ti çfarë thonë ata…

Semi: Unë e di që ti nuk e ke atë mendim.

Bora: Sigurisht që nuk e kam atë mendim.

Semi: Jeta ime, jam shumë keq…

Bora: Duhet të qetësohesh. Kujtohu për çfarë u fute këtu, e ke sfidë personale këtë edhe po ia del. Jam shumë krenare për ty. Epo që do takoheshim ndonjëherë kështu…!

Semi: Ai i shkreti u bë keq. Harroi që ka kamera.

Bora: Më duket se harrove edhe ti që ka kamera.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: