Showbiz

Sëmuret Lady Gaga, anulon të gjitha koncertet

Lady Gaga në ditët në vijim kishte planifikuar të mbaj një turne në Las Vegas, por të gjitha janë anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore. Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

‘Unë jam aq e dërrmuar dhe nuk mund të performoj sonte për aq shumë njerëz që udhëtuan për të ardhur të më shohin’, ka thënë ajo ku publikoi edhe një fotografi ku shihej duke marrë një infuzion. ‘Unë kam një infeksion të sinusit dhe bronkitit dhe ndjehem shumë e sëmurë dhe e trishtuar që nuk do të jem aty me juve sot’, ka shtuar ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button