Categories Showbiz

Sheila rrëfen ngjarjen e rëndë që ka përjetuar në shtëpinë e “Vëllait të Madh”

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” foli sot për sherrin që pati në shtëpi me Monikën, teksa kjo e fundit po luante me Fifin dhe po improvizonte debate jo të vërteta. E ftuar në “Shqipëria live”, Sheila pranoi se ajo lojë dhe kritikat e publikut e bënë të ndihej keq Monikën. Ajo tregon një bisedë me aktoren, që thotë se e ka prekur.

“Kur po shkonte te dhoma e dënimit, më kapi nga mjekra dhe më tha ti e dashur me mua je ngatërruar, të kam folur hapur si të kisha vajzën time. Aty u preka dhe reflektova për të kuptuar si nisi gjithë loja. Kur të gjithë e kanë sulmuar, unë i shkova afër, e kam parë pak si nënën time“.

Por, këngëtarja thotë se është zhgënjyer, kur pasi ka dalë nga shtëpia, ka parë disa video ku Monika e ofendon: “Ka bërë ca komente të shëmtuara për mua, kokë rrodhe e shumë të tjera. Mund të them që më ka zhgënjyer. Unë i kam dhënë suport me pastërtinë më të madhe”.

Sheila thotë se u mërzit nga eliminimi sepse po fillonte të ambientohej më shumë në shtëpi. “Mezi kam mundur të përshtatem javën e parë. Ishte e vështirë përballja me kamerat gjatë gjithë kohës, kur unë ndër vite kam qenë e distancuar. Dy javët e para jemi përpjekur të mbajmë harmoni sepse ishte mirë për bashkëjetesë. Në momentin që po lulëzoja e po çlirohesha, dola”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Jemi si dy të huaj”- Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, por këngëtarja bën “lëmsh” rrjetin me veprimin e saj

Aktori i humorit, Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, thashethem i cili përflitej prej…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më përdori, s’jam bërë për t’u tallë nga Meritoni”- E akuzuan se ndërhyri mes çiftit, Françeska Murati bën gati valixhet të largohet nga BBV: Ilnisa, ajo fytyrë e shëmtuar…

Ish-Missi, Françeska Murati pas spektaklit të së martës ka bërë gati valixhet për t’u larguar…

LEXO ME SHUME