Categories Showbiz

“Shërohu, se nuk po e shtyj dot më!” I dashuri i shkon poshtë shtëpisë Fjoralbës, lot dhe emocione të forta!

Një episod i veçantë sot në “Më thuaj një Dëshirë”, kësaj herë jo vetëm për fëmijët, por mbi të gjitha për vetë moderatoren e programit, Fjoralba Ponarin.

Para pak ditëve, Fjoralba i njoftoi ndjekësit e saj në rrjetet sociale se ishte riinfektuar nga Covid-19, rreth 7 muaj pasi u infektua për herë të parë. Ndaj, fëmijët, familjarët, miqtë dhe i dashuri, i kanë bërë asaj sot surprizën më të madhe. Dy shoqet e saj, moderatoret Nevina Shtylla dhe Argjira Spanca, së bashku me tre fëmijë, kanë qenë surpriza e parë. Momente shumë emocionuese u përcollën me videomesazhet, por ajo që e përloti moderatoren ishte mesazhi që gjyshërit e saj i kishin dërguar.

Nevina dhe Argjira, zbuluan edhe një prej dëshirave më të mëdha të Fjoralbës; ajo është e dashuruar me koncertin e fundvitit të Vjenës, ndaj stafi i emisionit i solli poshtë ballkonit pak nga kjo atmosferë. Dy bileta në çift për ta ndjekur koncertin e ardhshëm nga afër dhe një mesazh emocionues dashurie në kohërat e Covid-19.

Për herë të parë në një dalje publike, i dashuri i moderatores, Francesco, e ka surprizuar atë me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë. Fjoralba e ka mbajtur marrëdhënien e saj larg vëmendjes së kamerave, ndaj ka qenë një habi edhe për shoqet e saj prezenca e Francescos në program. “Shërohu shpejt se nuk po shtyhet më kështu”, i ka thënë ai Fjoralbës, ndërsa ajo mes lotësh, i është përgjigjur; “Më ka marrë shumë malli!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME