Showbiz

Sherri me Alvisën, Antonia përlotet: Kam disa ditë që nuk flas me familjen…

Alvisa dhe Antonia janë përballur me njëra-tjetrën pas debateve të shpeshta që kanë pasur në studio. Ishte Antonia që u përlot duke thënë se ka disa ditë që nuk flet me familjen për shkak të veprimit të saj. Ndaj i kërkoi falje publike Alvisës pasi iu ngrit në këmbë sepse ajo imitoi mimikën e saj teksa fliste.

Antonia: Që kur kam bërë atë veprim, nuk flas me familjen sepse nuk e kanë parë kurrë Antonian në atë gjendje. Ndoshta është trysnia, kurrë nuk e kam parë veten të revoltuar aq shumë.

I kërkoj ndjesë mamit se kam disa ditë pa folur. Familjen kam shumë vite pa e parë se jetojnë jashtë dhe të mos kontaktoj për disa ditë, është shumë.

Alvisa: Më vjen keq për familjen e Antonias dhe dua ti them që ne ndonjëherë dalim nga vetja. Dikush ka ofenduar, dikush është çuar në këmbë dhe dikush ka thënë një fjalë më shumë.

Antonia: Nuk kam ardhur me asnjë qëllim të keq. Unë jap shumë dashuri dhe më pëlqejnë njerëzit. Jam ndjerë shumë keq ndaj doja t’i kërkoja falje publike Alvisës./top channel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: