Categories Showbiz

“Shkuam për të kënduar, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt”, Redon Makashi tregon historinë e pazakonte

Këngëtari i njohur Redon Makashi ka folur për projektin e ri që ka sjellë së fundmi. Ai ka risjellë këngën e tij “Më mohove” në një version tjetër dhe me videoklip.

Gjatë intervistës Redoni ka rrëfyer dhe një histori që i ka ndodhur në Egjipt kur ishte me Aleksandër Gjoka dhe Dashnor Dikon. Ai tregon se ishin ftuar për koncert, por përfunduan duke mbjellë pemë nëpër kodrat e Egjiptit.

Rudina Magjistari: Po çfarë është ai rreth mo Redon? Redon Makashi: Kjo është marrë në Egjipt, në një jo aktivitet por në punë fizike.

Rudina Magjistari: Që do të thotë? Redon Makashi: Është një histori shumë e gjatë.

Rudina Magjistari: Me kë ke qenë aty? Redon Makashi: Kam qenë me Sandrin me Dashnor Dikon, ajo është një histori që do na mbajë gjysmë ore duke e treguar.

Rudina Magjistari: Më trego momentin e blerjes së unazës.

Redon Makashi: Fillimisht ne shkuam për aktivitet, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt. Ne me çunat shkuam për koncerte. Ishte ngatërruar ftesa, kishte ardhur ftesa e Ministrisë së Bujqësisë. Ka gallata kjo histori, është e gjatë. Thoshte Sandri s’kam punuar në Shqipëri, do mbjell pemë në Egjipt.

Rudina Magjistari: Realisht shkuat mbollët pemë në Egjipt? Redon Makashi: Jo nuk pranuam, bëmë një revoltë. Shkuam mes zezakëve, po çne ne këtu, a kemi koncert i thoshim atij të ministrisë, do bëjmë koncert apo jo? Ai pasi bisedoi me ata organizatorët që na kishin ftuar, tha çuna ne kemi ngatërruar ftesën, po duhet të mbjellim disa pemë. Çfarë pemësh? Ne s’mund të ktheheshim dot Shqipëri sepse bileta ishte për 15 ditë. Po ka shumë histori, është shumë e gjatë. Dhe si përfundim ato lekët e fundit që na mbetën, se harxhuam dhe lekët, nuk kishim as lekë me vete, shkuam blemë të gjithë nga një byzylyk, po asnjë nga çunat nuk e kanë, kjo e imja rezistoi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME