Showbiz

Shkurte Gashi thyen “rregullin” dhe publikon për herë të parë foto me partnerin

Këngëtarja nga Kosova i surprizoi të gjithë me ardhjen në jetë të djalit, pasi e mbajti shtatzaninë të fshehtë.  Shkurte Gashi e ka mbajtur jetën private larg vëmendjes së publikut. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo tregoi dhe arsyen pse e mbajti lidhjen dhe shtatzaninë larg syrit të publikut.

Unë nuk kam dashur ta bëjë publike lidhjen me Albertin para, sepse nuk kam dashur të merren mediat dhe portalet me mua ose thjeshtë me jetën e Albertit se nëse unë jam artiste dhe fytyrë publike, Alberti ka një profesion tjetër edhe tash nuk duhet ta vuajë ai këtë pjesën time, edhe të merren mediat me të”, tha këngëtarja.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka ndarë publikisht dhe foton e parë me partnerin. Ajo shihet e ulur pranë pianos ndërsa partneri ndodhet pranë tij. Ajo ka zgjedhur të mos komentojë asgjë, por thjesht ka etiketuar Albertin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: