Categories Showbiz

“Shpërqëndrohesh me vajza të tjera”, Mikela përballet me Brunon pas takimit me Efin

Mikela dhe Bruno janë përballur në një takim 4-minutësh në puntatën e sotme të Për’puthe, pasi takimi i tij me Efin shkoi shumë mirë. Pikërisht kokurrentja e re ishte bërë arsyeja që raportet mes të dyve të tensionoheshin, pasi Bruno kishte thënë se Efi ishte femra perfekte për të, të paktën fizikisht.

Mikela I tha Brunos se edhe nëse do të ketë një vajzë në krah, ai do të shpërqendrohet nga të tjera, poor konkurrenti e mori këtë si ofendim. Bruno i tha Mikelës se edhe ajo është shpërqendruar nga djemtë e tjerë që kanë hyrë dhe vetë ajo e ka pranuar diçka të tillë. Ndërkohë ajo ka pasur mundësi të zgjedhë mes Brunos dhe Markos për takimin 4-minutësh dhe ky i fundit nuk e ka pritur mirë faktin që nuk zgjodhi atë.

Pjesë nga biseda: 

Mikela: Pse i the në ‘backstage’ Efit, direkt pas takimit të parë, që të keni një takim të dytë? As nuk prite që vajzat të bëjnë zgjedhjet e tyre.

Bruno: Jemi të rritur. I kuptojmë gjërat. Dihet që kështu është formati, do dalim me disa vajza

Mikela: Ti më lë përshtypjen që edhe po të kesh një femër tjetër në krah, mund të shpërqendrohesh nga vajza të tjera

Bruno: Këtë nuk mund ta thuash, ky është ofendim!

Mikela: Nuk është ofendim!

Bruno: Edhe ti je shpërqendruar nga djemtë e rinj që kanë hyrë.

Mikela: Pak…

Bruno: Po atëherë?!

Mikela: Po vetëm ty të pëlqejnë të gjitha…

Pas mbarimit të kohës së takimit, Bruno e ka pyetur Mikelën se çfarë nuk i pëlqen tek ai, ndërsa kjo i është përgjigjur se nuk i pëlqejnë nervat dhe mënyra si ai i kthehet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME