Categories Showbiz

Shqipja publikon audion “e bujshme” të Andit, dëgjoni çfarë thotë ai për Tean (Video)

Disa javë më parë, e ftuar në “Përputhen” e ëma e Andit u shpreh: “Me Shqipen ka qenë më tepër për të provuar veten, për të parë reagimin e Teas se jo që kishte ndonjë gjë”. Kjo deklaratë e saj nuk është pëlqyer aspak nga Shqipja, e cila ka reaguar në Instastory. Ajo shprehet se Andi është një i pafytyrë, i cili ka mohuar para të gjithëve të vërtetën. Shqipja shkruan se pëlqimi mes tyre ishte i vërtetë dhe nuk janë tallur me njëri-tjetrin.

“Kush më ka njohur për aq pak sa më ka parë e di që unë familjen e kam të shenjtë dhe nuk dua që asnjë familje të cënohet. Gjëja që më ka prekur më shumë është se si një prind cënon publikisht fëmijën e një prindi tjetër aq më pak kur është vajzë. Edhe sikur djali i saj të ishte tallur me ndjenjat e një vajze absolutisht prindi i tij duhet të ishte kundër këtij gjesti të ulët.

Dhe ta dini mirë që askush nuk është tallur me mua në realitet por kjo është ajo që shihni ju. Andi si një i pafytyrë që është dhe nuk kam njohur kurrë një djalë me karakter kaq të dobët, shfrytëzoi emrin dhe sinqeritetin tim për të ngritur famën e tij se unë asgjë nuk do bëja publike. Ishte e kaluar dhe Andin e kisha falur.

Pëlqimet ishin por më vonë u shuajtën dhe askush nga ne të dy nuk u tall me njëri-tjetirn për të bërë xheloz persona të tjerë. As unë nuk kisha gjë me ty dhe as ti me mua në momentin që mbylla kontaktet me ty”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

Shqipja ka ndarë me ndjekësit disa audio, ku dëgjohet Andi teksa thotë: “Unë me të vërtetë dola mbrapa Teas, por unë dola për diçka, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Dola për të përfituar ti një gjë. Pastaj sa mbarova me Tean, erdha direkt te ti…ça sa mbarova, sa i thashë dy llafe që ta bënin të reagonte mbi atë që tha, që të dilte komplet situata në përfitimin tënd.”

Biseda në fjalë, i referohet ditës kur Tea doli nga studioja pas një debati me Shqipen. Menjëherë pas saj doli dhe Andi. Më pas, ish-konkurrentja ka bërë një paralajmërim se ka prova të tjera, me foto, video apo audio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME