Showbiz

Shtatzënë për herë të parë, mamaja e Turit nuk kursen fjalët e ëmbla për Orindën

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e konfirmoi vetë çifti përmes disa fotografive të postuara në Instagram.

Ndërsa më vonë, Orinda zbuloi edhe gjininë e bebushit që po presin të vijë në jetë dhe bëhet fjalë për një vajzë. Gjatë kësaj periudhe, moderatorja nuk nguron të publikojë foto nga më të ndryshmet, ku padyshim bie në sy nuri i shtatzënisë. Së fundmi, ajo ka postuar në Instagram ca foto, ku shfaqet me qenushen e saj pranë detit.

“Me gocat e mia”, ka shkruar Orinda krahas postimit të saj, ndërsa vëmendjen e merr komenti i vjehrrës së saj. “Gocat e nënës”, shkruan mamaja e Turit duke treguar kështu marrëdhënien e afërt dhe mbështetjen që i jep nuses në këtë periudhë të veçantë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: