Showbiz
Shtatzënë për herë të parë, Olta Gixhari tregon barkun

Ditën e djeshme aktorja bukuroshe Olta Gixhari konfirmoi lajmin e shtatzënisë. Ajo publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto me partnerin, të cilin e shfaqi për herë të parë dhe shkruante “Mami dhe babi”. Mirëpo ndonëse shtatzënia e saj u konfirmua vetëm ditën e djeshme, një video e aktores në Tik-Tok tregon se ajo që para disa ditësh ka pozuar me barkun e rrumbullakosur.
Në videon në fjalë Olta shfaqet duke kërcyer dhe në sy bie barku. Aktorja do të bëhet nënë për herë të parë dhe ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebushit. Kujtojmë po ashtu se ajo ka treguar se shumë shpejt do të kemi dasmë.