Showbiz

Shuhet prezantuesi i njohur, sëmundja i merr jetën në moshën 44-vjeçare

Ylli i programit “SAVED By the Bell”, Dustin Diamond ka vd ekur ditën e sotme në moshën 44 vjeçare pas një beteje të fortë me kancerin e mushkërive në fazën e katërt, konfirmon “The Sun”. Miku i ngushtë i Dustin, Dan Block konfirmoi lajmin tragjik për “The Sun” të hënën. Dan, i cili mori avionin për të qenë pranë shtratit të tij këtë mëngjes, i tha “The Sun”: “Ne menduam se i kishin mbetur dhe 5 muaj jetë apo dhe më shumë.

Ai po bëhej gati të shkonte në spital sot. Unë isha atje, afër shtratit të tij. Ai nuk tha asgjë. Ai nuk ishte në gjendje të fliste. Ai po përpiqej të merrte frymë. Ne jemi të gjithë kaq të tron ditur.” Zëdhënësi i Diamond, Roger Paul, tha në një deklaratë: “Dustin nuk vuajti. Për këtë, ne jemi mirënjohës”.

Kolegë të tjerë nga programi “Saved By the Bell” shprehen homazhet e tyre për yllin pas lajmit shkatërrues. Yllit të “Saved By The Bell”, i cili zbuloi se kishte kancer në fazën e katërt muajin e kaluar, iu tha se i kishin mbetur disa javë maksimumi deri në 2 vite jetë.

Dustin u kishte thënë miqve se dëshirat e tij të fundit ishin të takonte idhullin e tij Justin Chancellor, basistin britanik nga banda e metaleve të rënda Tool dhe të vizitonte ekspozitën e Star Ëars në Disney World, Florida. Fatkeqësisht, ai nuk arriti kurrë të përmbushë dëshirën e fundit. “E dija nëse do të bënim një mrekulli, duhej ta bënim shpejt, por fatkeqësisht nuk ishim aq të shpejtë,” tha Dan.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close