Categories Showbiz

Si kurrë më parë! ‘Fenomeni’ i ‘Festivalit të Këngës’ i habiti të gjithë këtë herë

Ditën e djeshme (9 dhjetor), u publikuan 20 këngët pjesëmarrëse të “Festivalit të Këngës”, i cili do të mbahet më 19, 20 dhe 22 dhjetor.

Ndonëse nuk kanë kaluar ende 24 orë nga hedhja e tyre në YouTube, çfarë bie në sy është numri i lartë i shikimeve. Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, njerëzit kanë interes të dëgjojnë këngët që do të marrin pjesë në ‘Festivalin e Këngës”.

ELVANA GJATA – “ME TANA” DERI MË TANI NUMËRON MË SHUMË SE 413 MIJË KLIKIME

Me siguri, është po ajo audiencë që e kishte humbur interesin për të parë e dëgjuar “Festivalin e Këngës” dhe mjaftohen të dinte thjesht emrin e fituesit në fund. Themi kështu bazuar në një sondazh të bërë pak kohë më parë në Revista Anabel në Facebook (më shumë se 7000 vota) dhe @Anabel_Hostel në Instagram (afro 20,000 vota), ku 95% e votuesëve thanë se “si çdo vit, ishin zero të interesuar” për festivalin.

Kjo ndryshoi! Nëse do t’i hidhni një sy klikimeve do ta dalloni fare thjesht që kemi të bëjmë me shifra rekord përsa i përket “Festivalit të Këngës”, festival që të paktën deri më tani duket më konkurruesi i viteve të fundit.

Interes i këtij niveli padyshim që lidhet me përzgjedhjen e artistëve që konkurrojnë këtë vit. Prej këngëtarëve që kanë shumë fansa si Elvana Gjata, Stresi, Arilena, Era Rusi, Eli Fara a Albërie Hadërgjonaj, në një mënyrë a një tjetër kanë “përfituar” edhe këngëtarët e tjerë, këngët e të cilëve janë dëgjuar me kureshtje.

Në fakt, që nga momenti i parë që u njoftua se këtë vit drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH do ta merrte në dorë Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, të gjithë shprehën kuriozitet, duke qenë se dyshja prodhon formula që kanë shikueshmëri prej vitesh. Një tjetër arsye që e bëri edhe më të përfolur “Festivalin e Këngës” ishin debatet e shkaktuara nga vetë artistët, të cilët shprehën pakënaqësi pasi iu refuzua kënga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME