Showbiz

“Siç e do zakoni”/ ‘Dasmorët’ nisin thashethemet pas dasmës së Luizit me Kiarën

Dasmorët” e Kiarës dhe Luizit, pra banorët e “Big Brother Vip”, nuk kishin si të mos e komentonin “dasmën” e tyre. Gjatë bisedave në shtëpi, banorët kanë shprehur mendimet e tyre rreth dasmës, që disa e shohin si të vërtetë, ndërsa të tjerë si lojë ose si diçka fallco.

Disa nga mendimet e banorëve:

Armaldo: Jam i lumtur që unë isha pjesë e kësaj që ndodhi. Kiara ishte bërë shumë e bukur, edhe Luizi taman dhëndër.

Tea: Nuk ishte dasmë, ishte lojë. Nuk e prisja fare atë puthjen, mendova që do vazhdonin ashtu siç kanë qenë.

Olta: Akoma nuk më besohet, unë dua prapë puthje.

Diola: Unë mendoj se ishte një dasmë ishte shumë reale.

Nita: Unë mendoj që sonte ata u lidhën vërtet sonte, e mendova shumë gallatë, por ishte shumë reale. Jam shumë e lumtur që pashë dashuri të vërtetë.

Amos: E ke parasysh mbretin te “Shrek 1”, fiks si ai më duket Luizi. Edhe puthja gjysmë ore do zgjasë

Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, që pritej kaq shumë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar. Të gjithë reaguan për këtë moment “historik” dhe një fjalë për të thënë e ka edhe nëna e Luiz Ejllit.

Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënë e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte mesazh “U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close