Showbiz

“S’ka si Tirona”/ Rama konfirmon zhvendosjen e koncertit të Dua Lipës në Tiranë, ja kur mbahet

Kryeministri Edi Rama e ka konfirmuar se festivali “Sunny Hill” do të organizohet në Tiranë dhe jo në Prishtinë, ku “ylli” kryesor i festivalit do të jetë këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Ai e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikon njoftimin e festivalit dhe e konsideron si një lajm të mirë

“LAJM I MIRË”

Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre S’ka si Tirona jonë” shkruan Rama.

Organizuesi i këtij aktiviteti, babai i Duas, Dukagjin Lipa tha se arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.

Në letrën që ai ua ka dërguar krerëve të shtetit dhe zyrtarëve tjerë institucionalë, të cilën e ka publikuar në Facebook.

Ne te thuhet se edhe pse janë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare për dhënien e një hapësirë në shfrytëzim të platformës së festivalit, kjo kohë, sipas tij, ka qenë e pamjaftueshme për institucionet të marrin një vendim përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit përgatitjet për mbajtjen e këtij edicioni.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close