Categories Showbiz

“S’meriton të quhesh baba”. Ish-e dashura e moderatorit akuza të rënda

Ish-e dashura e moderatorit akuza të rënda: Më k ërcënon mua dhe familjen tim Prezantuesi i njohur shqiptar, Meriton Mjekiqi, teksa ka qenë disa ditë më parë në një intervistë për ‘NIN’ zbuloi detaje të pathëna për ish-të dashurën e tij dhe djalin. Por intervista e tij solli dhe reagimin e ish-të dashurës, Egesta, e cila ka hedhur akuza të rënda kundrejt babai të fëmijës së saj, Meritonit, për të cilin thotë se nuk interesohet aspak.

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba “biologjik” e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin djalin tonë e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën.

Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Andaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

Ajo ka vazhduar me postime të tjera ku shkruan se djali i tyre nuk merr pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, teksa i bën thirrje të mos ia përmend më emrin nëpër intervista.

“Ndërkaq që Meritoni nëpër media e përmend që mundohet për të dhe i cek kushtet e mira materiale kinse i rrinë tri vetura të parkuara e deri më tani asnjë dhuratë nuk i ka dërguar djalit të tij për asnjë ditëlindje të paktën dhe vazhdon kështu me gënjeshtra t’i bindë të tjerët.

Loari nuk e ka mbështetjen financiare as atërore nga Meritoni, të cilin kur e ka lënë familja, puna, shoqëria anash, i fola unë në ndihmë për vite me radhë e ai këtë femër mundohet ta përul e ta poshtërojë publikisht në vendin ku ai kthehet te ish-puna (Klan Kosova), ku ishte trajtuar më së keqi duke menduar se me të përulur një femër e ngritë veten”, ka shkruar ajo.

Në rreshtat e fundit dedikuar babait të djalit të saj, Egesta thotë se ‘baba’ është një titull aq i madh, të cilin sipas saj Meritoni nuk meriton ta ketë nga djali i tyre, Loari.

“Mirëpo unë e fortë si çdo herë, dua t vazhdoj jetën me birin tim në qetësi e privatësi duke iu lutur që të mos na inkuadroni në intervistat tuaja. Dhe për fund: Baba është një emër i madh, të cilin tu nuk e ke merituar të të thërrasë dikush, e aq më pak Loari. Ai do të rritet e do t’i kuptojë gjërat e do t’i zbulojë vet ato. Për ty rëndësi ka fama e për mua djali im. Mos më përmend as për të mirë as për të keq”, ka përfunduar ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME