Është publikuar video ku shihet se Snoop Dog dëgjon këngën “Mi dhe flakë mallit tim”. Luana Vjollca njihet si një ndër moderatoret e suksesshme shqiptare por edhe me muzikë po i shkon mjaft mirë. Bashkëpunimi i saj me këngëtarin e mirënjohur, Bujar Qamilin, u pëlqye shumë. “M’i dhe flakë mallit tim”, që na shoqëroi gjatë gjithë verës së 2018, nëpër dasma e makina.
Kënga ka mbi 15 milionë klikime, por siç duket ka tërhequr edhe vëmendjen e legjendës botërore, Snoop Dogg. Reperi i njohur ka realizuar ditën e djeshme një video live në Instagram dhe është kapur nga fansat duke dëgjuar pikërisht këngën e Luanës dhe Bujarit. Një nga ndjekësit e Luanës ka arritur të kap momentin e papritur i cili është ndarë më pas në Instastory ose edhe vetë moderatorja.