Categories Showbiz

Soni Malaj tregon se si u ndje pasi e shpallën Berishën “non grata” në SHBA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ndër vite ka ruajtur një raport të mirë me ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ajo ka qenë përkrahëse në shumë prej fushatave të Partisë Demokratike, duke interpretuar në mitingjet e ndryshme të kësaj partie.

Sonin dhe Sali Berishën përveçse puna, i bashkon edhe prejardhja e tyre e përbashkët – Tropoja. Mediat në Kosovë e Shqipëri ditëve të fundit janë stërmbushur me lajmet mbi shpalljen persona të padëshiruar në ShBA të anëtarëve të familjes së ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berisha.

Soni Malaj, e cila ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka rrëfyer para moderatorit Arian Çani se i erdhi keq kur mori një lajm të tillë, për familjen Berisha. “Unë për vite me rradhë kam qenë pjesë e fushatës elektorale të PD me ftesën e z. Berisha.

Ne artistët përgjithësisht mbështesim individët në politikë, jo partitë. Patjetër që më erdhi keq, i uroj shëndet z. Berisha. Nuk është puna e vajtjes ndoshta se sa gjesti që ti je ‘non grata’. Kujtdo që ti ndodhte kjo do më vinte keq dhe patjetër z. Berisha që e kam dhe patriot”, u shpreh tutje këngëtarja tropojane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME